Flash News

KRYESORE

Mbështetja e Ramës për Gjukanoviçin, Nishani: Injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi

Mbështetja e Ramës për Gjukanoviçin, Nishani: Injorojeni

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, për mbështjetjen e Millosheviç në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, teksa nuk përmendi as një fjalë për partitë politike shqiptare në shtetin fqinj.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Nishani thekson se kjo nuk është vetëm një lajthitje e Ramës pasi ai nuk ngurron të përdhosë edhe figurën e Ismail Qemalit duke dhënë mesazhin edhe në serbisht për Gjukanoviçin.

Më tej ish-presidenti i bën thirrje bashkëkombasve shqiptarë të injorojnë Ramën dhe thirrjen e tij dhe të votojnë më 30 gusht vetëm koalicionin e partive shqiptare.

Statusi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.

Kjo nuk është thjesht një lajthitje, se lajthitja është vepër e atyre që flasin e mendojnë në “jerm”.

Shqiptarofobi i Tiranës nuk ngurron të përdhosë dhe figurën e Ismail Qemal Beut i cili themeloi Shtetin Shqiptar dhe jo ndonjë shtet tjetër.

Pozicionimi politik i shqiptarëve në Malin e Zi për bashkëqeverisje me socialdemokratët malazes është vendim i drejtë dhe i duhur, por;

Të dashur bashkëkombas, injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi.

Votoni masivisht dhe votat tuaja veç për koalicionin e partive shqiptare.

Sa më e fuqishme përfaqësia e shqiptarëve aq më i sigurtë interesi i shqiptarëve atje, aq më e sigurtë liria, drejtësia dhe prosperiteti i Malit të Zi.

Të fundit