Flash News

KRYESORE

Mbështetje ndërkombëtare për vettingun në politikë, Basha vizitë në Gjermani

Mbështetje ndërkombëtare për vettingun në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha niset sot për një vizitë dy ditore në Gjermani. Politiko.al ka mësuar se gjatë kësaj vizite kreu i opozitës do të zhvillojë disa takime në Bundestag.

Basha pritet të takohet me deputet të CDU-së por edhe me kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Bundestag, Gunther Krichbaum, si dhe deputetin e Bundestagut Thorsten Frei, i cili është raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë.

Krichbaum dhe Frei, janë dy emra të njohur në Shqipëri pasi muajt e fundit kanë qenë mjaft aktiv me qëndrimet e tyre sa i takon zhvillimeve në Tiranë.

Në fokus të vizitës, mësohet se do të jetë pikërisht propozimi i ndërmarrë së fundmi nga Partia Demokratike për një vetting në politikë.

Politiko.al ka mësuar se propozimin e tij Basha do ta bëjë të njohur edhe për deputetët gjerman si dhe do të kërkojnë mbështetjen e tyre për aplikimin e tij në Shqipëri.

 

Të fundit