Flash News

KRYESORE

Mbështjellë me flamurin simbolik, Adelina Ismaili mbështet paradën e LGBT-së

Mbështjellë me flamurin simbolik, Adelina Ismaili mbështet

Ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka qenë sot në mbështetje të komunitetit LBGT.

Gjatë një parade të mbajtur në sheshet “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, këngëtarja jo vetëm që ka marrë pjesë, por edhe e ka paraprirë atë.

Siç duket edhe në foto, Adelina mban mbi shpatulla flamurin shumëngjyrësh dhe simbolik të këtij komuniteti dhe është bërë pjesë e paradës që kishte në fokus të drejtat e tyre.

Të fundit