Flash News

KRYESORE

Mbetën pa shtëpi pas tërmetit, familja Belegu në Petrelë merr çelësat e banesës së re

Mbetën pa shtëpi pas tërmetit, familja Belegu në

Familja Belegu këtë Krishtlindje e Vit të Ri, do ta gëzojë me shtëpi të re, pas humbjes së banesës më 21 shtator. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Tiranës Erion Veliaj i dorëzuan sot çelësat e banesës së re e cila është ndërtuar në kohë rekord familjes Belegu nga Petrela.

Bashkia e Tiranës bashkë me një nga kompanitë që u përgjigjën thirrjes për të adoptuar një banesë, filloi ndërtimin e saj, ndërkohë që është menduar edhe për mobilimin e saj të plotë me gjithçka që është e nevojshme duke filluar nga elektroshtëpiaket tek këndet etj.

“Shtëpitë e reja siç e patë kishin rezistuar, kurse Xhevdeti rri te shtëpia e prindërve, të shtëpia e vjetër e plakut. I ranë muret. Dhe sipas porosisë tuaj për tërmetin e parë që të mbaronim çdo shtëpi, para Vitit të Ri. Prandaj ishte dhe simbolika e gjelit, që, çelësin dhe gjelin dhe një fillim i ri te shtëpia e re”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi se të gjithë banesat e reja do të plotësojnë të gjithë standardet. Shtëpia e tyre e re 3+1, plotëson më së miri të gjithë nevojat për strehim të familjes Belegu e cila ka tre fëmijë.

Të fundit