Flash News

KRYESORE

Mbetet në fuqi vendimi për bllokimin e pasaportës, Tahiri dhe avokati dalin të nervozuar nga gjykata: A ishit të gjithë aty? E patë çfarë procesi ishte?

Mbetet në fuqi vendimi për bllokimin e pasaportës, Tahiri dhe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për të bllokuar pasaportën dhe kartën e identitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.

Jashtë ambienteve të gjykatës, Tahirin e prisnin një numër i madh gazetarësh por ka zgjedhur të mos bëjë asnjë deklaratë.

Ai që foli shkurtimisht për gazetarët ishte avokati Maksim Haxhia, i cili shfaqi nervozimin dhe pakënaqësinë me vendimin e gjykatës.

“A ishit të gjithë në proces, e patë çfarë procesi ishte? Ishim të bindur se kjo gjykatë do vepronte kështu. Kjo gjykatë është kthyer në notere të Prokurorisë”, u shpreh avokati.

Haxhia paralajmëroi se këtë vendim do e dërgojnë në Gjykatën e Apelit.

Çfarë ndodhi te Krimet e Rënda, Tahiri: Shkoj në burg, por nuk largohem nga Shqipëria!

Të fundit