Flash News

KRYESORE

Mbeti jashtë finales në “Kënga Magjike”, këngëtarja publikon votat për kolegët: S’u bëra pjesë e grupeve të interesave

Këngëtarja Rovena Stefa mbeti jashtë finales së “Këngës Magjike”, por kjo se ka penguar të votojë kolegët e saj. Stefa, në një reagim në “instagram” shprehet se nuk është bërë pjesë e grupeve të interesave dhe se ka vlerësuar interpretimet dhe këngët e artistëvenë zgjedhjet që ka bërë.

“Votat e mia per Finalen sonte

30 pike -Anxhela Peristeri

26 pike—Samanta

24 pike—Klint Collaku

22 pike —Elhaida

21 pike —Fifi

Arsyeja pse i votova keta kengetare eshte qe i vleresova kenget dhe interpretimet e tyre ne baze te vlerave artistike dhe jo ne baze te shoqerise me ta. Votova pa u bere pjese e grupeve te interesave sic do ta vereni pas festivalit te te tjeret. Nuk kam asgje kunder Festivalit “Kenga Magjike”, e respektoj dhe e dua shume Arditin, por vit pas viti po vertetohet qe ngelen pa u votuar plot kenge qe pelqehen ne mase nga papergjegjshmeria e pjesemarresve”, shkruan Rovena Stefa.

Të fundit