Flash News

KRYESORE

Mbeti jashtë Kryesisë së PD-së, deputeti Shehaj: Procesi ishte transparent, ndihem i vlerësuar

Mbeti jashtë Kryesisë së PD-së, deputeti Shehaj: Procesi

Deputeti Agron Shehaj ishte mes kandidatëve që nuk arritën të zgjidheshin si pjesë e Kryesisë së re te Partisë Demokratike, që është organi më i rëndësishëm drejtues.

Megjithatë, Shehaj ka vlerësuar me nota pozitive gjithë procesin, duke theksuar se ndihet i nderuar që ishte pjesë e garës dhe se është ende nje politikan i ri në Partinë Demokratike.

Partia Demokratike pas një procesi tërësisht transparent dhe të drejtë doli më e bashkuar seç ishte më përpara, doli një kryesi e re. Unë personalisht kam qenë kandidat për anëtar i kryesisë por nuk u zgjodha, mund të them se nuk më hapit një rezultat i tillë pasi unë jam i ri në PD, përveç kësaj di nga burime të brendshme që kam marrë thuajse 100 vota nga 300 votues që ishin pjesë e votimeve dhe e quaj arritje”, tha Shehaj në studion e lajmeve të Vizion Plus, i cili mori 100 vota nga anetaret.

Kryetar i kryesise eshte Lulzim Basha, nenrkyetare jane Edi Paloka dhe Edmond Spaho, ndersa Sekretar i Pergjithshem u zgjodh Gazmend Bardhi.

Të fundit