Flash News

KRYESORE

Mbeti jashtë Kuvendit, Agron Duka bëhet pishman: Faji i imi që kandidova me PD, është inekzistente në Durrës

Mbeti jashtë Kuvendit, Agron Duka bëhet pishman: Faji i imi që

Kreu i PAA-së, Agron Duka është bërë pishman që pranoi të kandidonte nën sigëln e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Duka tha në “Neës 24” se nuk kishte dijeni se në çfarë gjendje ishte PD-ja e Durrësit, pasi nuk do të pranonte të garonte për të, por do të dilte i vetëm në zgjedhje. Ai akuzoi strukturat e demokratëve në qytetin bregdetar se ishin inekzistente gjatë fushatës dhe kishin dobësi në organizim.

“Në 2017-ën nuk mund të flitet më për bastione. PD i kishte strukturat inekzistene. Kur nisa punën fillova të kontaktoj me njerëz të PD, mendova se diçka bëmë, por nuk mund të fitohet me një muaj punë. Rezultati nuk është real sepse ka patur shit-blerje votash. PD shkonte me një shishe uji në fushatë, edhe për të organizuar takime e kishte të vështirë. Organizimi i fushatës ishte e dobët. Nuk e dija gjendjen e PD-së, sepse po ta dija do dilja vetëm në zgjedhje. Njerëz të cilët kanë përfituar nga PD nuk u panë fare në fushatë. Nëse do dilja vetëm në zgjedhje jo vetëm një mandat, por do të kishim luftuar për të dytin. Por ja që ndodhi, faji është imi. Nuk është normale që unë të mbesë jashtë Kuvendit sepse isha mbështetës kryesor i opozitës”, deklaroi Duka.

Agron Duka akuzoi kundërshtarët politikë se kanë paguar qytetarët për t’i marrë votat.

Të fundit