Flash News

KRYESORE

Mbetjet e rrezikshme që u sollën në Shqipëri, flet eksperti ambjentalist: BE ndaloi me ligj përdorimin e asbestit; sugjerimi për organet tona të Drejtësisë

Mbetjet e rrezikshme që u sollën në Shqipëri, flet eksperti

Policia e Vlorës zbuloi sot një sasi të madhe mbetjesh të rrezikshme për shëndetin e njeriut, që dyshohet se po transportoheshin nga Italia me qëllim groposjen në vendin tonë.

Sasia e mbetjeve të paketuara në disa fuçi me ngjyrë të verdhë dhe të zezë është gjetur në pjesën fundore të tragetit të linjës Brindisi – Vlorë.

Sipas operacionit policor të koduar "Amiant" dyshohet se mbetjet janë fibra kancerogjene asbesti.

Por, çfarë është asbesti dhe sa rrezikon shëndetin e njeriut nëse vendosemi në kontakt me të?

Në një prononcim për Politiko.al, Romeo Hanxhari, ekspert ambjentalist ka sqaruar se lënda e kapur në vendin tonë që dyshohet se është asbest ka dy emërtime, asbest dhe amion.

Ky është një mineral që përbëhet nga fibra të holla dhe quhet mineral fibroz.

Janë fibra të holla me dimensione të vogla, me diamter shumë të vogël sa s’mund t’i shohë syri i njeriut.

Lënda është përdorur shumë në botë gjatë shekullit të 20-të. Materiali përdorej në mënyrë industriale, në mbi 2500 lloje produktesh”, sqaroi Hanxhari.

Ai sqaroi se lënda mund të përdoret për termoizolim dhe izolim akustik, pasi ka aftësi që e bëjnë të dobishëm në këto dy përdorime.

Kur u ndalua përdorimi i lëndës së asbestit në Europë?

Pas shekullit të 20-të, u hodhën dyshime që materiali mund të ishte kancerogjen. Më pas u hartua një legjislacion shumë i ashpër e rigoroz për mos përdorimin më tej të tij. Materiali kancerogjen u ndalua të përdorej si lëndë e parë në BE.

Kjo pasi rreziku për shëndetin e njeriut konsiston në faktin që lënda përmban disa fibra që kur lëshohen në ajër mund të kenë kontakt me frymëmarrjen e njeriut duke prekur indet e buta të organizmit”, sqaroi Hanxhari.

Ai theksoi se në Shqipëri nuk ka një kompani që të merret me tregtimin e amiantit ose asbestit.

Hanxhari sugjeroi për organet e drejtësisë që të kontaktojnë me kompani të tilla.

“Në Itali lënda njihet shumë mirë. Unë sugjeroj që organet tona të drejtësisë të bashkëpunojnë me shtetin italian dhe ekspertë të fushës që e njohin mirë lëndën”, tha për Politiko.al, Romeo Hanxhari.

Të fundit