Flash News

KRYESORE

Mbetjet urbane në Shqipëri, vetëm 1/3 trajtohen, alarmante ku përfundon pjesa tjetër

Mbetjet urbane në Shqipëri, vetëm 1/3 trajtohen, alarmante ku

Shqipëria i dedikon trajtimit të mbetjeve urbane më pak se gjysmën e fondeve të nevojshme. Vetëm 47 milion euro në vit, kundrejt nevojës prej 103 milion, të parashikuara nga studimet e eksperteve të sektorit. Të dhënat kanë dalë nga Edlir Vokopola, ekspert pranë Institutit për Kërkime Urbane, URI, në emisionin KAPITAL të Aleksandër Furxhi në “Vizion Plus”.

Mënyra si trajtohen aktualisht mbetjet në Shqipëri, sipas Vokopolës, e rendisin Shqipërinë në nivelin e vendeve të pazhvilluara dhe jo të vendeve në zhvillim, kategori ku vendi realisht është rreshtuar prej disa vitesh. Gjendja është e rëndë. Në të gjithë territorin ka vetëm 2 landfill-e brenda standardeve, ai i Shkodrës dhe ai i Sarandës.

Landfilli i Sharrës në kryeqytet nuk i përmbush standardet. Këto janë shumë pak krahasuar me rreth 180 pika të shpërndara në të gjithë vendin ku mbetjet thjesht hidhen dhe nuk trajtohen. Ndërkohë që ekzistojnë edhe 120 pika të tjera krejtësisht jashtë çdo standardi. Por nuk mbaron me kaq sepse deri këtu flitet për vetëm 2/3 e totalit të mbetjeve. Pjesa tjetër e sasisë së mbetjeve, pra 1/3, hidhen nëpër përrenj, lumenj, gropa, rrëpira e kudo dhe jashtë çdo kontrolli, kryesisht në zonat rurale të territorit.

Shqipëria prodhon rreth 1 milion ton mbetje urbane çdo vit. Polemikat mbeten të ndezura lidhur me raportin që duhet vendosur midis groposjes, riciklimit apo djegies së mbetjeve Qeveria parashikon ndërtimin e 2 inceneratorëve në Fier dhe në Tiranë. Opozita thotë se këto janë projekte klienteliste të qeverisë.

Inceneratori i Elbasanit ka nisur nga funksionimi vitin e kaluar edhe pas kundërshtimit të veprimtareve të mbrojtjes së mjedisit. Ndërkohë industria e riciklimit ka mbetur thuajse në kolaps.

Të fundit