Flash News

KRYESORE

Mbi 1 ton kanabis kapet në Kapshticë, shoqërohen dy persona

Në pikën kufitarë të Kapshticës janë kapur sot dy kamionë me lëndë narkotike.  Bëhet me dije se brenda kamionëve është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.

Droga është kapur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.

Lënda narkotike ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj.

Deri më tani raportohet për 1 ton kanabis, ndërkohë që peshimi i sasisë së kapur vijon ende.

Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Z. Hidri dhe A. Sako.

Të fundit