Flash News

KRYESORE

Mbi 210 mijë euro të shpërdoruara, a do mbajë përgjegjësi ministrja Balluku për dështimin dhe abuzimin me ‘Air Albania’?

Mbi 210 mijë euro të shpërdoruara, a do mbajë

Belinda Balluku po punon me ‘dorë të hekurt’ në Ministrinë e Infrastrukturës duke ndëshkuar të gjithë drejtorët me të cilët punoi paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri. Por pavarësisht se po përpiqet të paraqesë një figurë ndryshe nga ajo Gjiknurit, Balluku është bashkë-përgjegjëse për një dështim të madh siç është ‘Air Albania’.

Sot, faqja e njohur Ch-aviation ka konfirmuar se ‘Air Albania’ nuk ekziston më dhe se avioni i dhuruar nga ‘Turkish Airlines’ i është rikthyer kompanisë turke.

(Dështon Air Albania, ‘Lasgushi’ bëhet pronë e Turqisë)

Më 14 shtator të 2018-ës, Air Albania u inaugurua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku, ish-drejtoreshë e Albcontrol, ishte një ndër personat që mbajti fjalim në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku pagëzua edhe si “shtriga kuq e zi e aviacionit”.

Balluku u angazhua edhe në ‘ERTV’ që të kundërshtonte akuzat dhe dyshimet e opozitës mbi këtë kompani. Ish-drejtoresha e ‘Albcontrol’ do të deklaronte se vetëm lyerja e ‘Lasgushit’, avioni i dhuruar nga Turqia, kushtonte 150 mijë euro.

“Një avion për t’u lyer kushton rreth 130, 150 mijë euro dhe nuk besoj që është çmendur Turkish për të marrë dhe lyer një avion për të bërë thjesht një fake news me emrin “Air Albania”, kundërshtonte Balluku akuzat e opozitës.

Përveç lyerjes, ‘Lasgushi’ kreu të paktën edhe katër fluturime, i pari nga Stambolli në drejtim të Tiranës, ditën e inaugurimit, dhe më pas me studentët e ekselentët, pensionistët dhe disa gazetarë. Këto fluturime i kanë kushtuar buxhetit të shtetit të paktën 60 mijë euro.

Tashmë përgjegjësia e Belinda Ballukut për zhdukjen dhe abuzimin e kryer me ‘Air Albania’ është e dyfishtë, jo vetëm si drejtoreshë e Albcontrol, por edhe si ministre që ka në varësi këtë institucion.

Të fundit