Flash News

KRYESORE

Mbi 230 të vdekur nga tërmeti në Meksikë, mes tyre dhe 20 nxënës (VIDEO)

Të paktën 20 nxënës kanë mbetur të vdekur në mesin e 230 personave që humbën jetën nga tërmeti në Meksikë.

Shkolla e tyre u rrëzua gjatë një tërmeti me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter, që shkaktoi shpërthime duke shembur ndërtesën.

Imazhet e tmerrshme nga kryeqyteti i vendit tregojnë rrënojat dhe copat e ndërtesave të shpërndara nëpër rrugë

Kujtojmë që dhe në vitin 1985, një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën duke duke vrarë mijëra njerëz.

Banorja e zonës, Georgina Sanchez, pas tmerrit që përjetoi, u shpreh për mediat vendase:"Unë jam aq e shqetësuar. S’më pushojnë lotët. Është i njëjti makth si në vitin 1985”.

Sipas Autoritetit të Mbrojtjes Civile të Meksikës, deri më tani 230 njerëz kanë mbetur të vrarë.

Që nga e marta vonë 40 për qind e Meksisëk dhe 60 për qind e shtetit Morelos nuk kanë energji elektrike, shkruan Politiko.al.

 

Të fundit