Flash News

KRYESORE

Mbi 30 ekipe të ambasadës amerikane në terren për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë

Mbi 30 ekipe të ambasadës amerikane në terren për të

SHBA po vëzhgon procesin zgjedhor në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, tha se më tepër se 30 ekipë vëzhgimi kanë dalë në tërren.

“Ambasada amerikane ka më shumë se 30 ekipe në mbarë Kosovën, të cilat po vizitojnë vendvotimet. Unë personalisht do të vizitoj vendvotimet në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë”, tha Kosnett.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po ndiqen nga afër nga BE, OSBE dhe organizatat vendore.

Deri tani procesi ka kaluar i qetë, përveç incidentit ku pesë persona fotografuan votën dhe u shoqëruan në polici.

Të fundit