Flash News

KRYESORE

"Mbi 4 miliardë për bonusin e bebeve gjatë 2019-2020", Rama flet me 'fakte': Gjërat s'janë njësoj, ja kush punon për të ardhmen e vendit

“63,560 fëmijë të lindur gjatë 2019-2020 kanë përfituar bonusin e bebes”, kështu ka deklaruar kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryeministri bën me dije se përmes kësaj skeme të mbështetjes sociale janë paguar 4 miliardë e 420 milionë lekë dhe ky është një fakt që, sipas tij, se kush punon për të ardhmen e këtij vendi dhe se gjërat nuk janë njësoj siç kanë qenë.

"Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s'janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Të fundit