Flash News

KRYESORE

Mbi 495 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar

Mbi 495 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor në

Afro 500 mijë fëmijë nisin nesër vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar, por një pjesë shkollash edne nuk janë gati. Ka nga ato që nuk do të hapen e të tjera që nuk kanë ambiente për të pritur nxënësit. Ndërs ka probleme edhe me numrin e nxënësve në rrethe të ndryshme, sikurse edhe me kuadrin e paplotësuar ende, si pasojë e pazareve që po bëhen në minutën e fundit për mësuesit që presin një vend pune. Po neser rimerr detyren edhe ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.

Nesër në bankat e shkollës në arsimin fillor dhe atë 9-vjeçar, dhe atë të mesëm do të ulen 495 mijë nxënës. Nga ky numër,  rreth 33 mijë vogëlushë në të gjithë Shqipërinë do të përjetojnë për herë të parë emocionet e uljes në bankat e shkollës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, viti i ri shkollor fillon 11 shtator dhe përfundon në 2 qershor 2018.

Ndërkohë që pushimet fillojnë në 23 dhjetor dhe përfundojnë në 7 janar. Sa i përket provimeve kombëtare të lirimit, udhëzimi parashikon që ato të zhvillohen në periudhën 11- 30 qershor të vitit 2018.

Ndërkohë që përfundimi i mësimeve për shkollat e mesme është parashikuar data 14 qershor. Për maturantët, viti shkollor fillon në 11 shtator dhe do të përfundojë në datën 31 maj 2018.

Pushimet me rastet e festave të fundvitit edhe për gjimnazistët fillojnë  në 23 qershor dhe përfundojnë në 7 janar.

Provimet e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2017-2018 do të zhvillohen gjatë periudhës 1 deri në 30 qershor sipas urdhëzimit  të  Ministrisë së Arsimit.

VITI I RI SHKOLLOR

Rreth 495 mijë nxënës në arsimin parauniversitar

Rreth 33 mijë nxënës nisin klasën e parë

Shkollat fillore, mësimi mbaron në 2 qershor 2018

Shkollat e mesme, mësimi mbaron në 14 qershor 2018

Të fundit