Flash News

KRYESORE

Mbi 500 refugjatë vendosen në Selanik, përplasje fizike me autoritetet greke

Mbi 500 refugjatë vendosen në Selanik, përplasje fizike me

Mbi 500 refugjatë, mes tyre edhe fëmijë, kanë ngritur tenda dhe çadra në një fushë misri në Selanik, me qëllim që të kalojnë në Maqedoninë Veriore.

Sipas autoriteteve greke, refugjatët po planifikojnë të përdorin Ballkanin Perëndimor, për tu futur në vendet e Evropës për të kërkuar azil.

Refugjatët thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjetet sociale për të shkuar në kufirin grek, afër territorit të Maqedonisë së Veriut, por ky njoftim në interenet ishte një informacion i rremë.

Sipas mediave greke, një ditë më parë, autoritetet janë përfshirë në përplasje fizike me një refugjat nga Iraku, i cili në përplasje e sipër i shkaktoi dëmtime fizike një oficeri policie.

Rruga e cila përmes Ballkanit të dërgon në vendet e tjera të Evropës u mbyll në 2016, ndërsa agjencia e OKB ka paralajmëruar refugjatët të mos bien pre e informacioneve të gënjeshtërta në rrjetet sociale, pasi një tentativë e tillë për të kaluar kufirin, do të ketë pasoja të rënda.

Të fundit