Flash News

KRYESORE

Mbi 7 orë mbledhje në Golem/ Rama kritika ministrave dhe kryebashkiakëve, zbardhen porositë

Mbi 7 orë mbledhje në Golem/ Rama kritika ministrave dhe

Ditën e sotme kryeministri Rama ka mbledhur në Golem kabinetin qeveritar.

Mbledhja ka nisur në orën 09:00 të paradites dhe vijon ende me dyer të mbyllura.

Vëmendje të posaçme gjatë mbledhjes ka marrë administrimi i zonave që u shkatërruan pas tërmetit.

Televizionet informative raportojnë se gjatë mbledhjes në fjalë kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave dhe kryebashkiakve që të jenë më shumë të angazhuar në përballimin e pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.

Mësohet se Rama po analizon gjithashtu secilën ministri për 6-mujorin e dytë të këtij viti.

Ditën e nesërme do të mblidhet Kryesia e PS-së në orën 09:00 ku pritet që të zbulohen më me detaje porositë për grupin dhe pushtetin lokal.

Të fundit