Flash News

KRYESORE

Mbi 70.000 fëmijë me aftësi të kufizuara në Shqipëri, Nik Xhelilaj ka një mesazh

Mbi 70.000 fëmijë me aftësi të kufizuara në

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj ka marrë përsipër një mision shumë të rëndësishëm, duke ju ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ai është shpallur ambasador i ‘World Vizion’ në fokus të së cilës janë këta fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instagram’ ku ka përcjellë një mesazh mjaft prekës.

“Ka një fije drite për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri, mos e lini atë të humbasë”, ka shruar aktori bashkangjitur videos.

Ndërkohë në video ai shfaqet në një magazinë ku po punon duke ndërtuar karroca për këta fëmijë.

“A e dini së në Shqipërinë tonë ka më shumë se 70.000 fëmijë me aftësi të kufizuara? Unë nuk e dija. Këta fëmijë kanë nevojë sot më shumë se kurrë për ndihmën tuaj, për ndihmën time”, thotë ai në videomesazh.

https://www.instagram.com/p/BhZQDx5gCwR/?taken-by=nik_xhelilaj

Të fundit