Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mbi ciklin romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” të Stefan Çapalikut
Frano Kulli
Stefan Çapaliku me dy vëllimet e botuara në harkun e një viti, ka ndarë me ne një periudhë njëzetvjeçare prej një kohe të çmendur, e cila kaloi si një sëmundje e gjatë dhe cfilitëse mbi trupin e një vendi të varfër e të pashpresë siç qe Shqipëria komuniste. Çapaliku në të dy vëllimet e para të sagës së vet i ka trajtuar ngjarjet e përzgjedhura si lëndë artistike, të cilat më vonë kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë në mendjet e lexuesve karaktere njerëzore sa reale e absurd aq edhe ekspresioniste e sureale.
Vëllimi i parë i ka shtjelluar ngjarjet në qytetin e Shkodrës, aty ku autori ka kaluar fëmijërinë e vet, duke shënuar kështu kontributin e tretë të rëndësishëm mbi qytetin. Siç besoj të gjithë biem dakort, libri i parë i çmuar për Shkodrën është “Rrethimi i Shkodrës” i Marin Barletit botuar më 1504, i dyti është “Shkodra e rrethueme” e Dom Ndoc Nikajt në vitin 1913 dhe i treti… këto dy vëllime që kemi tani në dorë.
Gozhdët, që mbajnë të tërhequr litarin e ngjarjeve, në romanin e parë të Çapalikut, janë ngulur, njëra në vitin 1967, kur Shqipërinë e shpallin shtet ateist dhe tjetra në vitin 1985, kur vdes ai që e shpalli, Enver Hoxha. Brenda këtyre dy ngjarjeve të forta, që përcaktojnë edhe segmentin më të ashpër dhe fanatik të komunizmit shqiptar, nxjerr krye një ngjarje tjetër, në dukje e vogël, që është ardhja e televizorit në shtëpinë e vendosur në qendër të romanit.
Ardhja e kësaj kutie magjike, tamam në çastin kur Shqipëria po kthehej në një ishull të shkretë e të pashpresë, e ndan romanin në tri pjesë: Para, Gjatë dhe Mbas. Romani e nis turrin tregimtar ndërsa jashtë po shkatërroheshin institutet e religjionit dhe brenda po lindte një institute i ri besimi, që ishte televizori, media. Ai i vë fre kallëzimit në kohën e realizimit të ëndrrës së diktatorit, vdekjes së tij në shtrat. Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit.
Autobiografik, romani është një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së vendit, përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa. Personazhet që lëvizin nëpër ngjarje, por që edhe i parathonë e i projektojnë ato, janë aso qytetarësh, arketipë të një qytetërimi bashkëkohës.
Ndërsa romani i dytë i ciklit "Secili çmendet simbas mënyrës së vet" i vendos ngjarjet jo vetëm në Shkodër, por veçanërisht në Tiranë, si dhe në Tropojë e Jug të Shqipërisë. Ato nisin në Prill te vitit 1985 dhe mbarojnë në fund të vitit 1990.
Ky libër është vazhdim i vëllimit të parë të ciklit romanesk "Secili çmendet simbas menyres se vet", por mund të lexohet veçmas dhe pavarësisht nga i pari.
Romani i dytë ka 29 kapituj dhe, ashtu si i pari, është ndarë në tre pjesë: “Fundi i tunelit dukej i errët dhe i pafund”, “Midis të metave kemi edhe dobësi” dhe pjesa e tretë, “Sistemi ndërroi si të ishte një fletë libri”.
Pjesa e dytë e “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, si edhe e pjesa e parë, merret me komunizmin shqiptar, tashmë në momentet e grahmave të tij, me kohën kur ai dukej më i frikshëm dhe më i rrezikshëm se kurrë.
"Secili çmendet simbas mënyrës së vet" II vjen dhe shuhet në misterin e renies së sistemit politik në dhjetor të vitit 1990.
Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të shekullit të XX.
Në kritikën letrare, një Bildungsroman është një zhanër letrar që fokusohet në rritjen psikologjike dhe morale të protagonistit nga rinia e hershme në moshë të rritur, përgjatë së cilës ndryshimi i karakterit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Zhanri karakterizohet më tej nga një numër tiparesh formale dhe tematike. Ai shpesh lidhet me rritjen e një personi të ndjeshëm që shkon në kërkim të përgjigjeve për pyetjet themelore të jetës, me shpresën se këto përgjigje do i formulojë vetë rritja dhe zgjerimi i përvojës. Zhanri shpesh përbën një konflikt themelor ndërmjet karakterit kryesor dhe shoqërisë.
Cikli romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” udhëhiqet prej dy predispozitash të forta emocionale. Ka vetëm dy emocione në botë, vetëm dy emocione që mund të shprehim, dhe këto dy emocione janë: frika dhe dashuria. Të gjitha emocionet e tjera me të cilat jemi aq familjarë, nuk janë asgjë më shumë se nënkategori të këtyre dyjave. Ku ka dashuri mund të ketë paqe, gëzim, qetësi, e në anën tjetër, aty ku sundon frika do kemi ankth, trishtim e lodhje.
Kur përsonazhi kryesor ka frikë ai i kthen shpinën jetës dhe kur dashuron ai ia hapë të gjithë dyert pasionit dhe ngazëllimit. Në faqet e romanit autori mëson ta dojë veten e vet me të gjithë lavdinë dhe papërsosmëritë e veta. Veçanarisht në këtë vëllim të dytë ai vë në ballë moton e John Lennon, që thotë se: “Nëse nuk mundemi ta duam veten, nuk mund të jemi plotësisht të hapur ndaj aftësisë sonë për të dashur të tjerët dhe gjithashtu ndaj potencialit tonë për të krijuar”.
Me rastin e botimeve në frëngjisht, serbisht, maqedonisht dhe në prag të daljes në qarkullim të vëllimit të tretë, gjejmë rastin të falenderojmë përkthyesit Ardian Marashi për versionin në frëngjisht, Danillo Brajoviç për versionin në serbisht dhe Jordana Shemko për versionin në maqedonisht. Po kështu falenderimet shkojnë edhe për botuesit “Meet” në Francë, “Clio” në Serbi dhe “Ars lamina” në Maqedoni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


