Flash News

KRYESORE

Mbi kalë një ditë para gjyqit, sa kushton shala firmato mbi të cilën kalëron Saimir Tahiri

Ditën e nesërme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”.

Ish-ministri i Brendshëm ndonëse është nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me grupin kriminal “Habilaj”, Tahiri shfaqet krejt i qetë.

Siç duket, Tahiri ka publikuar në ‘story’, në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet i veshur sportiv dhe hipur mbi kalë.

Por, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen, ndërsa Tahiri kalëron mbi kalin e zi. Bëhet fjalë për shalën mbi të cilën po kalëron ish-ministri i Brendshëm.

Në fakt, ai kalëron mbi një shalë firmato e llojit ‘Hermes Cavale’ dhe kushton jo më pak se 7.5 mijë dollarë.

“Ekuilibri, rehatia dhe kontakti i ngushtë që ofron me kalin, e bëjnë atë një shalë ideale dhe shumë disiplinore”, theksohet në përshkrimin e shalës, në faqen zyrtare të ‘Hermes Cavale’.

Kujtojmë se ish-ministri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge poston vazhdimisht foto, duke shijuar fundjavën që pas “arrestit të shtëpisë” që i kishte vendosur gjykata.

Të fundit