Flash News

KRYESORE

Mbi një milion firma për të rishkruar finalen e "Game of Thrones",  flet aktori: Është kaq e trishtueshme

Jacob Anderson, i cili luan rolin e Worm Grey në shfaqjen më hit të momentit "Game of Thrones", ka reaguar ndaj peticionit që fansat në gjithë botën po nënshkruajnë për të ribërë edhe njëherë sezonin e 8 të "GOT".

Rreth një milion njerëz në mbarë botën kanë nënshkruar peticionin me pretendimin se krijuesit e serialit, "David Benioff dhe D.B. Weiss kanë provuar veten se janë shkrimtarë të paaftë."

Në një intervistë për ABC, Jacob (Worm Grey) ka thënë:

"Unë mendoj se është e pasjellshme. Natyrisht, njerëzit ndjejnë se shfaqja u përket atyre.  Kjo është me të vërtetë diçka e mirë - mendoj se është shumë rëndësishme kur njerëzit kanë diçka kaq shumë përzemër dhe kjo do të thotë diçka për ta. Por e gjitha kjo nuk ka kuptim. E kam fjalën se unë isha atje dhe kasti, në veçanti, janë njerëzit që punojnë më shumë që unë ndonjëherë kam takuar. Dhe mendoj se të minimizojmë punën e tyre në këtë mënyrë, është kaq e trishtueshme."

Fansat janë tepër të zhgënjyer për sezonin e 8 dhe final të "Game of Thrones", Daenerys Targeryan e cila u kthye në "Mbretëreshën e Tërbuar" pas gjithë këtyre viteve që e shihnim si personin që çliroi nga skllavëria qindra qytete, i dogji të gjallë të gjithë në Westeros me të vetmin dragua të ngelur.

Kjo ka zhgënjyer pafund fansat të cilët kanë filluar nënshkrimin dhe shpërndarjen e peticionit. Aq shumë ka pasur interes në firmosjen e peticionit, sa ka rënë dhe serveri.

Peticionin mund ta shihni në këtë link.

Të fundit