All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mbifaturim energjie gjatë marsit, Çela i OSHEE e pranon: S`janë lexuar matsat gjatë për 400 mijë abonentë

Mbifaturim energjie gjatë marsit, Çela i OSHEE e pranon: S`janë
All - Paragraf - 1

Ardian Çela, kreu i OSHEE, pranoi zyrtarisht se gjatë muajit mars 400 mijë abonetëve nuk u është bërë leximi i matësist të energjisë elektrike. Gjatë fillimit të muajit prill, shumë qytetarë bën ankesa ndaj OSHEE për mbifaturim të energjisë elektrike. Çela i dha përgjigje në Ora News kësaj situate, të cilën e justifikoi me situatën e krijuar nga koronavirui.

All - Paragraf - 3

“ERRE mori një vendim në mars, aty ku është e pamundur që të lexohet matësi të behet faturimi me vlerë referuese me të njëjtit muaj me një vit më parë. Unë dua të them që nga 1.2 mln abonentë, arritëm të lexojmë 800 mijë dhe për 400 mijë abonentë u bë leximi referues. Këto janë abonentë privatë dhe familjarë. Për abonentët privatë, biznese, duke parasysh që në 15 mars kanë pushuar së vepruari aktivitetin e tyre, kemi marrë vlerën referuese të muajit mars 2019, duke pjesëtuar me 14 ditë, pra e kemi llogaritur për 14 ditë. Ndërsa për familjarët kemi marrë vlerat referuese të muajit mardh dhe kemi shkuar në shtëpi apo biznese duke thënë që është faturë referuese apo me lexim”, tha Çela.

Kreu i OSHEE u shpreh gjithashtu se gjatë muajit mars ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike. “Por ka një fakt që duhet thënë, që gjatë muajit mars konsumi i energjisë elektrike ka një rritje me 5% me vitin e kaluar. Duke pasur parasysh që për 2 javë ekonomia pushoi së funksionuari, ky konsum është i tërë konsum familjar dhe në rast kur kemi arritur t’i lexojmë kemi konstatuar rritje të konsumit edhe me dyfish. Dhe ky faturim referues nga kompania është një faturim me humbje. Që do të thotë që në muajin prill do të bëhet fatura sistemuese, por mund të ketë ndodhur që familjarët nuk kanë qenë fare në shtëpi, dhe konsumi do të jetë më pak. Fatura e radhës sistemuese do të jetë më pak ose më shumë. Duke rënë konsumi i biznesit, konsumi familjar nga 45% ka shkuar në 55% të të gjithë konsumit”, tha Çela.

Të fundit