Flash News

KRYESORE

Mbijetojnë vetëm 2 shqiptarë, Zvicra lë jashtë dhe Shaqirin

Mbijetojnë vetëm 2 shqiptarë, Zvicra lë jashtë dhe

Guri i rëndë peshon në vend të vet! Zvicra ka filluar spastrimin e shqiptarëve dhe në listë e fundit të shpallur nga trajneri Vladimir Petkovic vetëm dy zënë vend. Numri një i stolit ka publikuar futbollistët e grumbulluar për ndeshjen kundër Danimarkës dhe Irlandës.

Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi janë dy futbollistët e vetëm të grumbulluar. Nuk ka sërish vend për sulmuesin Xherdan Shaqiri që justifikohet me dëmtim. Një tjetër emër që mungon është Albion Ajeti.

Vëllai i Arlind Ajetit, ish-mbrojtësit të Shqipërisë, u transferua në Angli te West Ham United, por nuk ka luajtur asnjë minutë. Ai gaboi që u largua nga Baseli, pasi karriera e tij është futur në udhëkryq.

https://twitter.com/SFV_ASF/status/1180098902298640384?s=20

Të fundit