Flash News

KRYESORE

Mbikëqyrësit e Drejtësisë, deputeti i PS ironizon kandidaten: Diploma juaj s’qenka për t’u krenuar

Mbikëqyrësit e Drejtësisë, deputeti i PS ironizon

Mazhoranca vendosi si prioritet kryesor të sesionit të ri parlamentar miratimin e plotë të paketës së ligjeve të reformës në Drejtësi.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në mungesë të opozitës apeloi që deputetët e tjerë të japin kontributin e tyre në reformën në Drejtësi.

Ata zhvilluan një dëgjesë me 9 kandidatët për anëtarë të Komisionit të pavarur për Koordinim, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për organet e reja të reformës në drejtësi.

Nga këta kandidatë, vetëm 5 prej tyre do të kalojnë në seancën plenare për miratim. Kandidatët ishin:

Andi Murataj

Artan Spahiu

Gezim Allaraj

Ilir Kadiu

Irena Mino

Saimir Shehri

Sajmir Vishaj

Suzana Pasha

Lindita Rusmajli

Ata shprehën në komision angazhimin që kishin patur gjatë procesit të reformës në Drejtësi, si dhe aftësitë profesionale që kishin për ushtrimin e monitoruesit si anëtar të Komisionit të pavarur për Koordinimin dhe Monitorimin e organeve të reja.

Gjatë seancës dëgjimore me kandidatët pati edhe debate mes tyre dhe socialistëve. Alket Hyseni ironizoi rezultatet e diplomës së kandidatës Suzana Pasha.

“Zonja Pasha ju keni përfunduar studimet për një periudhë 7-vjeçare, kjo ka ardhur nga dashuria për profesionin se shoh që edhe rezultatet nuk kanë qenë për tu krenuar...”, tha deputeti, ndërsa Pasha iu përgjigj: “ ndoshta s’kam patur mundësitë tuaja se unë vij nga një familje jo e konsiderueshme si ti. Kur isha 10-vjeçe më vdiq babai. Se të njoh edhe unë nga televizori, se s’të kam shok, por të njoh nga media”. Gazeta Panorama

Të fundit