Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mbillen 100 pemët e para në aksin Kombinat-Vaqarr, tre lagje të reja në kryeqytet
Në Vaqarr ka nisur puna edhe për krijimin e lagjes së re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në të dy anët e këtij segmenti të rëndësishëm.
“Sot po mbjellim 100 pemët e para në konturin e rrugës, do të vijojmë kështu nga Kombinati deri në Vaqarr, ndërkohë u kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim sepse jemi duke bërë një rehabilitim total të rrugës. Siç e dini, në Vaqarr po krijojmë lagjen e re ku do të vendosen të prekurit nga tërmeti, nga e gjithë zona e Tiranës rurale, pra Vaqarri, Ndroqi, Peza. Kemi përcaktuar 3-4 vende të tilla, kështu që mezi pres që jo vetëm të bëjmë një lagje të re në zonën e Vaqarrit, por ajo të trajtohet si një vazhdim i rrugës së Kombinatit”, theksoi Veliaj.
Sipas tij, vetëm duke e urbanizuar dhe duke e trajtuar si një lagje urbane të Tiranës, në këtë zonë mund të rritet edhe vlera e pronës, edhe cilësia e jetës së qytetarëve. “Duke hequr të gjitha varrezat e makinave, lavazheve, gomisteritë që janë buzë rrugës në Kombinat, në Vaqarr, dhe duke e trajtuar realisht si një lagje urbane të Tiranës, mund të shtojmë vlerën e pronës dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë, me Tiranën që kemi trashëguar, sapo lije Kombinatin fillonte një zaptim total i çdo hapësire përgjatë rrugës dhe një vlerë e degraduar e pronës dhe cilësisë së jetesës dhe mjedisit”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku deklaroi se e gjithë rruga, nga Kombinati deri në Vaqarr, do të bëhet e re, par t’i dhënë një tjetër pamje. “Nëse në këto 30 vite është zaptuar, është përdorur pa pagesë, është dëmtuar pjesa e karrexhatës së rrugës, duke treguar një pakujdesi totale dhe mungesë respekti ndaj mjedisit, duhet të pranojmë se ajo kohë ka mbaruar. Do të duhet që të bashkëpunohet me autoritetet e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për lirimin e territorit, me ARRSH, që do bëjë komplet një rrugë të re nga Kombinati deri në Vaqarr dhe sigurisht me ndërmarrjet tona të pastrimit dhe gjelbërimit”, nënvizoi ai.
Brenda pranverës do të jetë sistemuar lagjja e re e Vaqarrit dhe më pas dy lagjet e tjera, në Ndroq dhe në Pezë.
Kryetari Erion Veliaj u shpreh se pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat.
“Mezi pres që brenda pranverës, jo vetëm të kemi sistemuar lagjen e re në Vaqarr, por t’i kemi dhënë realisht një vlerë solide pronës dhe cilësisë së jetës në të dy anët e rrugës Kombinat-Vaqarr.
Pastaj, hapi i dytë do jetë me lagjet e reja në Pezë dhe në Ndroq, për t’u siguruar që të treja lagjet, që me porosi të kryeministrit janë përcaktuar për banorët e prekur nga tërmeti, të marrin konturin e tyre dhe të grupohen aty ku janë edhe shërbimet, duke lënë fshatra të vjetër dhe periferikë, për t’u bashkuar në disa zona ku mund të ofrojmë edhe shërbime më cilësore, si për shëndetin edhe arsim”, theksoi ai.
Ndërkaq, pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me gjithë rrugën nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat. Kreu i bashkisë shtoi se edhe ky segment i kthyer në varrezë makinash do të pastrohet dhe do të lejohen vetëm hyrjet e autorizuara.
“Bashkia ka përfunduar investimin kryesor të aksit, siç është rruga “Dritan Hoxha”, po ashtu është bërë edhe rruga e Kombinatit, pra rruga e “Kavajës”, megjithatë edhe aty kemi nevojë që çfarë janë lavazhe, gomisteri, pika grumbullimi inertesh, varreza makinash, të respektojnë ligjet e këtij vendi.
Një varrezë makinash duhet të jetë 1 km nga aksi i rrugës dhe jo në buzë të rrugës. Rrugët nuk janë për varreza makinash, por për njerëzit.
Ndaj, edhe në segmentin Fabrika e Miellit – Kombinat do të bëjmë një pastrim, do të ketë një rrethim me kangjella, do të ketë vetëm hyrje të autorizuara”, tha ai, teksa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që kanë bizneset në këtë zonë të punojnë me autoritetet shtetërore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38