Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Drafti final gati të hënën, u dakordësua për financimin dhe rolin e medias në fushatë

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Drafti final gati të

Anëtari i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se deri të hënën drafti do të jetë gati për t’u dërguar zyrtarisht në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe më më pas të vijojnë diskutimet në parlament.

Sipas Gjiknurit, në mbledhjen e sotme e thirrur prej tij u diskutua për çështjet e financimit dhe rolin e medias në fushatën zgjedhore, ndonëse janë ende disa pika të vogla siç i cilësoi ai për t’u saktësuar nga ekspertët.

“Në mbledhje dakordësuam mendimet për çështjet e financimit në fushatë dhe rolin e medias në fushatë zgjedhore, por ka ende dy tre pika të vogla që po saktësohen me ekspertët.

Besoj deri të hënën do jenë amendimet e plota përfshirë edhe formimin e KQZ e elementë të tjerë të kodit zgjedhor, i cili do jetë amendimi i kodit aktual zgjedhor ku reflektohen elementët e marrëveshjes, për çështjet që kemi adresuar gjatë kësaj kohe edhe me opozitën.

Shpresoj të çoj zyrtarisht draftin në komisionin e reformës zgjedhore më pas të vijojë diskutimet në parlament.

KQZ nuk ka ndonjë element surprizë, po diskutojmë disa mekanizma për procedurat e zgjedhjes së anëtarëve me skemë të hapur ku do reflektohen edhe shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare. Mbeten për tu parë ditët e fundit. Ekspertëve u la detyrë që brenda të hënës të përmbyllin draftin final, gjithë paketën.

Do lejohen reklamat politike edhe pse ka pasë një rekomandim të Këshillit të Evropës, nuk jemi në kushtet që të ndalojmë reklamat politike , do jenë pjesë e kodit zgjedhor.

Shteti do dyfishoje financimet për partitë dhe tavani do jetë në raportin një me 3”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit