Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri i tregon opozitës "vijën e kuqe": I doni ose jo, ndryshimet kushtetuese janë në fuqi

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri i tregon opozitës

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur i vendosur për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Gjiknuri e ka thënë hapur para përfaqësuesve të opozitës se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

Po ashtu, përfaqësuesi i mazhorancës i ka bërë ftesë Opozitës së Bashkuar që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për  kandidatët në lista të hapura.

“Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditet e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për:

1) Pragun kombëtar zgjedhor,

2) Afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat

3) Si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatet në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Nuk duhet humbur kohë. Duhet t’i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kerkuar në këtë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundeërshtim më rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atehere nuk donit te pyesnit per ODIHR ndersa tani qenkeni kujtuar ti kerkojme mendim! Ne pranuam ate cka kerkuat ju ne 5 Qershor dhe firmosem bashkarisht pikerisht per te ju plotesuar juve kerkesat. Gjithesesi e kemi firmosur ate marreveshje dhe i kemi qendruar asaj plotesisht’’, tha Gjiknuri.

Të fundit