Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita nuk pranoi të diskutohet çështja e listave të hapura
Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur në përfundim të mbledhjes trepalëshe se ka propozuar që në tryezë të diskutohet edhe çështja e listave të hapura, gjë që është refuzuar nga opozita.
Ai gjithashtu ka theksuar se Kuvendi ka filluar një procedurë për ndryshime kushtetuese që nuk e ndalojmë dot por që nuk pati dakordësi.
“Unë propozova që në vazhdën e takimeve që kishim zhvilluar dy ditë më parë, të vijonim diskutimin për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura. Opozita nuk kërkon që të trajtohet kjo çështje në Këshill, edhe pse thirrja jonë dhe e presidentit ka qenë që të dialogohet dhe kjo çështje. Ne kërkuam dialog dhe vazhduam dhe sot ta prekim. Ne kemi mundësi që të vijojmë diskutim deri në 30 korrik. Kuvendi ka filluar një procedurë për ndryshime kushtetuese që nuk e ndalojmë dot. Nuk pati dakordësi. PD nuk kërkon që të vazhdohet më në këtë drejtim. Ne menduam që edhe në përgjigje të thirrje së partnerëve, por dhe të vullnetit dhe mirëbesimit që duhet të vijojnë palët, Këshilli Politik mund të ishte një forum për të vazhduar këtë diskutim.
Kjo është zgjidhje politike, mbetet pjesa e fundit, Kodi Zgjedhor që do mundësojë implementimin e rekomandimeve të ODIHR-it.
Ne ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin lidhur me amendimet kushtetuese sot opozita nuk e shfaqi këtë”, deklaroi Gjiknuri.