Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri sqaron përplasjen me Vasilin: Deklaratat publike të mos bëhen sebep për të ikur nga tavolina

Mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri sqaron përplasjen me Vasilin:

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka sqaruar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Këshillit Politik, si dhe përplasjen me përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili, prej së cilës u ndërpre për pak kohë edhe mbledhja e sotme.

“Ekspertët paraqiten një numër propozimesh që janë punuar në nivel ekspertësh, shpresojmë që mbledhjen e radhës t’i japim zgjidhje disa çështjeve që mund të themi se i kemi zgjidhur me konsensus sic janë periudha zgjedhore, përdorimin e policisë, rolin e prokurorisë, disa ligje që kanë të bëjnë me drejtësinë penale për të akomoduar një pjesë të kërkesave të opozitës.

U  bë prezantimi i çështjes së sistemit zgjedhor nga ekspertët, në lidhje me propozimet e paraqitura se a e preken Kushtetutën nëse pranohen apo mund t’i adresojmë në kodin zgjedhor.

Të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor që kanë paraqitur palët prekin kushtetutën dhe do dojë kohën e nevojshme për diskutim dhe konsensus.

Së treti, ramë dakord që në mbledhjen tjetër, të zgjidhim pikat e mbetura se kemi marrë opinion nga KiE për financimin në fushatë. Uroj ti miratojmë për të lënë disa cështje që akoma ka një ndasi mes palëve si administrimi dhe kolegji zgjedhor, që u  u mirëkuptimi që debati të vazhdojë pa prekur rekomandimet e OSBE”, tha Gjiknuri.

I pyetur për faktin se kishte shqetësim nga opozita për këtyo dy pika, Gjiknuri tha se “Rama iu referua parimit që rekomandimi i ODIHR ka qenë i kahershëm. Brenda këtij parimi po punojmë që parimet të qëndrojnë por të adresohet edhe shqetësimet për një sy e kontroll politik aty, pra vendimmarrja të jetë jashtë partive por atyre të mos u hiqet e drejta si garant për rolin që kanë për vëzhguar procest zgjedhore, se në cfarë shkalle, këtu po diskutojmë.

Nuk ka pase deklaratat politike të kryeministrit apo liderit të opozitës a diku tjetër të vënë në dyshim negociatat në Këshill Politik, nuk mund të përdoren deklaratat publike si sebepe për të ikur nga tavolina. Palët riangazhuan veten për të qëndruar në tavolinë dhe të gjejmë zgjidhje që akomodojnë interesat e partive politike dhe të parime të tjera demokratike.

Ka dhe formë tjetër, për cështje serioze të integrimit të vendi sic e ka thënë edhe Rama jemi  të gatshëm të ulemi në një tavolinë negociatash me Bashën në cdo moment që ai e cilëson të arsyeshme. Problemi është se komunikimi është prerë në disa nivele”, tha Gjiknuri, ndërsa mbledhja e radhës pritet të zhvillohet të hënën.

 

 

 

 

 

Të fundit