Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari konfirmon pjesëmarrjen: Kërkoj hapjen 100% të listave

Mbledhja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari konfirmon pjesëmarrjen:

Rudina Hajdari i është përgjigjur letrës së Damian Gjiknurit, teksa konfirmon pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e Këshillit Politik që do të zhvillohet të hënën.

Ajo shprehet se në këtë mbledhje do të kërkojë sërish hapjen 100% të listave, ndërkohë që shprehet se ka besim se të gjitha palët do i qëndrojnë deklarimeve publike, duke ia dhënë qytetarëve të drejtën e përzgjedhjes së deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

“Përshëndetje, konfirmoj prezencen time në Këshillin Politik me besimin se të gjitha palët do i qëndrojnë deklarimeve publike për të mundësuar hapjen e listave 100% duke ia dhënë kështu qytetarëve e jo kryetarëve të drejtën e përzgjedhjes së deputetëve në Parlamentin e ardhshëm”, ka thënë Hajdari.

Kujtojmë se mbledhja e Këshillit Politik që pritet të zhvillohet të hënën në orën 18:00,  është kërkuar nga Partia Socialiste, teksa përfaqësuesi i PS në Këshill, Damian Gjiknuri iu ka nisur një letër palëve Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit e Rudina Hajdarit, ku kërkon diskutim në lidhje me hapjen e listave.

Të fundit