Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, largohen deputetët e PD-së, Strazimiri: Korridoreve të Parlamentit sillet një i inkriminuar

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, largohen deputetët e PD-së,

Mbledhja e Komisionit të Ligjve e mbajtur paraditen e sotme është ndërprerë për shkak të debateve mes palëve dhe largimit të deputetëve të PD-së.

Ka psur një debat mes deputetit të Partisë Demokratike , Gent Strazimiri dhe atij të Partisë Socialiste Ulsi Manja.  Strazimiri është shprehur se në korridoret e Parlamentit sillet një i inkriminuar dhe se qeveria po mban mafien në kurriz të shtetin.

“Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.” u shpreh Strazimiri.

Ndërsa pas largimit të deputetëve të djathtë nga salla e mbledhjes, Ulsi Manja është shprehur se largimi i deputeteve të opozitës tani është bërë një ritual për ta.

“PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia”- tha Manja.

Të fundit