Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Komitetit të Rindërtimit, Rama: Tri zonat ku nis puna fillimisht pas dëmeve nga tërmeti

Mbledhja e Komitetit të Rindërtimit, Rama: Tri zonat ku nis puna

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Laç, Thumanë dhe Shijak nis fillimisht puna për rindërtimin.

Gjatë mbledhjes së Katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama tha se puna për rindërtimin në këto zona të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kemi zonat e përcaktuara të zhvillimit, ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë dhe tre zonat ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas tipologjive. Jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë, çdo orë, pyetjen se kur do të kthehen në shtëpi dhe për këtë dua që të kërkoj me përulësi durimin e tyre, sepse ne po bëjmë maksimumin dhe dua që të bëjmë një proces rindërtimi, ku gjithçka të jetë sipas standardeve, që janë pjesë e procesit, dhe ku në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte. Për këtë, duhet bërë pak durim”, u shpreh Rama.

Të fundit