Flash News

KRYESORE

“Mbledhja e mbrëmshme ishte ndër më të ashprat”, anëtari i Kryesisë së PD zbardh detaje: Si u shmangën përplasjet

“Mbledhja e mbrëmshme ishte ndër më të ashprat”,

“Mbledhja e mbrëmshme mund të ishte ndër më të tensionuarat në historinë e kësaj partie, mund të ishte ndër mbledhjet më të ashpra, me të shthurura”, kështu e vlerëson anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku mbledhjen teksa zbulon detajetë reja nga takimi.

Sipas Çollakut qëndrimi i mbajtur nga 20 anëtarë të Kryesisë që abstenuan në votim ishte i paorganizuar dhe sipas tij shmangu përplasjen. Çollaku shkruan se shumica e Kryesisë abstenoi, ndërsa pohon se ka pasur debate të ashpra.

Statusi i Çollakut:

Ne, shumica qe abstenoi.

Te dashur miq !

Në situaten e krijuar, ndjej detyrim te sqaroj qendrimin tim mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD.

Mbledhja e mbremshme mund te ishte nder me te tensionuarat ne historine e kesaj partie,mund te ishte nder mbledhjet me te ashpra, me te shthurura.

Por nuk ndodhi. 

Ishte nje mbledhje me debate te forta por nje mbledhje me dinjitet. 

Dhe ky eshte lajmi i mire. 

Ne kryesi te PD, ne menyre te organizuar apo jo u krijuan tre grupe. 

Nje pale, ne mbeshtetje pa asnje verejtje te kryekandidatit (14) ,

pala tjeter ne kundershtim te pakompromis te kryekandidatit (11). 

Njera pale e mbeshtet symbyllur,

pala tjeter e sulmon symbyllur.

Ne kryesi te PD mbreme , ne menyre te natyrshme,te paorganizuar dhe si surprize, u krijua nje grup tjeter (20).

Ata qe donin debat por pa lincime ,ata qe donin gare por jo strategji bllokuese,ata qe refuzonin te konsideronin te shihnin betejen si mes heronjve dhe tradhetareve,ata qe therrisnin per arsye,ata qe therrisnin drejt bashkimit e jo percarjes,ata qe kerkonin korrigjime te gabimeve dhe jo nxitje te tyre.

Ata qe refuzuan perdorimin jo parimor te Parimeve.

Ky grup ruajti stabilitetin,dhe shmangu bllokimin ose perplasjen qe rrezikohej nga syte e mbyllur te dy te pareve.

Ky grup rezultoi me i madhi. 

Ishim Ne ,Shumica qe Abstenoi.

 

Të fundit