Flash News

KRYESORE

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive; kërkohet ulja tarifës në Rrugën e Kombit

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive; kërkohet ulja tarifës

Nesër në Pejë do të zhvillihet mbledhja e radhës së qeverisë së Kosovës dhe asaj të Kosovës.

Aktiviteti i parë nis që sot, me zbulimin e shtatoreve të patriotëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të jenë pjesëmarrës drejtuesit e dy shteteve.

Marreveshja kryesore qe pritet te arrihet, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë më 26 Nëntor, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 Janar 2014.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije në mbledhjen e qeverisë së Kosovës se ka kërkuar nga shteti shqiptar uljen e tarifës në Rrugën e Kombit, që Kosova e konsideron të lartë.

"“Jemi të shqetësuar me vendosjen e çmimit të taksës rrugore në Rrugën e Kombit. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë pritur mirë vendosjen e kësaj tarife dhe ne bashkërisht duhet ta gjejmë një zgjidhje dhe ta tejkalojmë. Po ashtu duhet t’i heqim barrierat që po pengojnë bizneset tona, siç është çështja e skanerit”, ka thënë ndër të tjera Limaj", u shpreh Limaj disa dite me pare.

Të fundit