Flash News

KRYESORE

Mbledhja e qeverisë në Vlorë, flet Rama: Kjo është axhenda 2 ditore dhe vendimet që morëm sot

Mbledhja e qeverisë në Vlorë, flet Rama: Kjo është

Qeveria “Rama 2” ashtu siç lajmëroi dhe një ditë më parë, ka zhvilluar mbledhjen ditën e sotme në Vlorë, duke marrë dhe një sërë vendimesh.

Rama, në një lidhje direkte nga ERTV, ka zbuluar vendimet e marra si dhe axhendën e nesërme.

“Sot nisim një proces që do të vazhdojë çdo muaj me mbledhjen e qeverisë në çdo qark. Sot kemi një dëgjesë publike ku do të bazohemi te buxheti. Më pas, në darkë një takim me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.

Nesër, mëngjes pune me institucionet e varësisë nga ana e ministrave me të gjithë drejtuesit e administratës në qark. Të gjithë anëtarët e qeverisë do të ikin në zona të ndryshme për të bërë takime dhe për të diskutuar me njerëz të zakonshëm.

Më pas unë do të zhvilloj një vizitë në Kaninë. Do të shpall qendrën historike të Kaninës, zonë e mbrojtur dhe do të pasojë një program për rilindjen e gjithë atij fshati të mrekullueshme, që tani është zonë e mbrojtur.  

Mora një vendim tjetër, në qendrën Brakaj, u miratua fondi i shpronësimit.

Nesër pasdite takimi i qeverisë me pushtetin vendor. Më pas një takim të hapur. Çdo muaj qeveria do të zbres në territor për të qenë sa më pranë njerëzve”, u shpreh ndër të tjera Rama, duke bërë publike kështu axhendën e sotme dhe të ditës së nesërme.

Të fundit