Flash News

KRYESORE

Mbledhja me kryesinë, Basha kërkon përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie

Mbledhja me kryesinë, Basha kërkon përzgjedhjen e

Sot rreth orës 11:00 kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike kryesinë e kësaj partie.

Megjithëse zgjedhjet lokale janë ende larg, ndërsa ato parlamentare janë vitin e ardhshëm, Basha propozon që kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

PD është e vetmja parti që po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

Të fundit