Flash News

KRYESORE

Mbledhja për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: PD devijoi diskutimin, iu kthye skemës politike të KQZ-së

Mbledhja për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: PD devijoi diskutimin, iu

Edhe sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore e cila ka nisur prej orës 17:00. Në përfundim të mbledhjes, pas tre orësh, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri tha në mbledhjen e sotme PD ju kthye skenës së mirëfilltë të KQZ-së, pra jo depolitizimin e adminsitrës zgjdhore, duke shpënë një devijim të bisedës.

Sipas Gjiknurit është më e ndershme të mbahet e njëjta skemë KQZ dhe debati të mbyllet.

“PD iu kthye skemës politke të KQZ, kësaj ekzistueses që kemi. Ajo që ka qenë është të krijojmë një trupë të balancuar dhe profesionale me qëllim që procesi i zyrtarëve të mund të implementohet. Me ç’ kuptoj PD ka kërkuar një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci dhe mund të ishte më e ndershme për të mbajtur siç është KQZ-ja.

Realisht ky ishte një devijim i bisedës. Ata duhet të reflektojnë sepse s’mund të zhbëjnë parlamentin. KQZ duhet të jetë një organ i pavarur. Ata kërkrojnë mandate 4 vjeçare, siç janë sot për komisionerin, nënkomisionerin. Ne u nisëm të bëjmë një reformë zgjedhore brenda standardeve. Më mirë të rrime ku jemi s’kemi pse bëjmë këtë debat”, tha Gjiknuri.

Të fundit