Flash News

KRYESORE

“Mbledhje të enjten ose të premten”, Gjiknuri i përgjigjet opozitës së bashkuar: Kur të doni, por konfirmoni praninë tuaj sot

“Mbledhje të enjten ose të premten”, Gjiknuri i

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës jashtëparlamentare lidhur me propozimin që mbledhja e Këshillit Politik të thirrur sot nga PS të zhvillohet nesër ose të premten.

Sipas Gjiknurit, PS është e gatshme të takohet në çdo kohë, por insiston që takimi të mbahet sot në orën 17.00, pasi sipas tij Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

“Të nderuar kolegë

Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri”

Të fundit