Flash News

KRYESORE

Mbledhje urgjente te Milani, shkarkohet drejtuesi i parë!

Mbledhje urgjente te Milani, shkarkohet drejtuesi i parë!

Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban, nuk do ta vijojë më tej aventurën e tij me "Djallin". Sipas mediave italiane, ai do të mbyllë bashkëpunimin me klubin kuqezi.

Sot u bë një mbledhje urgjente e kryesisë së klubit dhe u vendos që në përplasjen e Bobanit dhe Maldinit me Gazidisin fitues është ky i fundit.

Boban është njoftuar që nuk ka më punë në Milano. Ai thjesht po mendon mënyrën se si do të shkëputet nga klubi në mes të sezonit. Edhe Maldini pretendon se është anashkaluar nga CEO i klubit, Gazidis, dhe pritet të largohet.

Familja Elliot nuk ka besim tek asnjëri, edhe pse gjërat së fundmi u dukën sikur u përmirësuan. Maldini është legjendë e klubit dhe largimi i tij djeg edhe më shumë se ai i Bobanit, me gjithë respektin për këtë të fundit.

Të fundit