Flash News

KRYESORE

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së: Brenda javës del udhëzimi për procesin zgjedhor

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së: Brenda javës del udhëzimi

Brenda kësaj jave do të dalë udhëzimi për procesin zgjedhor në strukturat e PD-së.

Burime brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së bëjnë me dije për Politiko.al se ashtu siç e përmban statuti i ri, Partia Demokratike do të hyjë në  zgjedhje të brendshme; zgjedhje për seksionet, grupseksionet dhe kryetarët e degëve.

Në udhëzim do të jenë të përcaktuara datat e zgjedhjeve përkatëse, që pritet të mbahen nga mesi i muajit Maj.

Po ashtu, Politiko.al mëson se nuk do të shkohet në komisione veç rasteve specifike; si psh komisioni “Tahiri”.

Të fundit