Flash News

KRYESORE

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama sërish thirrje opozitës: Nuk trokasim nga nevoja në dyert tuaja

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama sërish thirrje opozitës:

Sot është mbedhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama u shpreh tejet optimist për ecurinë e procesit të negociatave për antarësim në BE duke konsideruar themelore 6 muajt e ardhshëm.

“Jemi më afër se çdoherë për çeljen e negociatave”, u shpreh Rama, duke i bërë thirrje dhe Bashës të dëgjojë mesazhin e tij dhe "të udhëheqë opozitën në drejtimin e duhur".

Rama u ndal dhe te çështja e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i kërkuar opozitës të gjejnë një zgjidhje të mirëkuprueshme për prokurorin e ri.

“I drejtohem përsëri opozitës me thirrjen që ne ta përdorim këtë moment për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të dalë në një zgjedhje të mirëkuptuar për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Ne e kemi mundësinë ta zgjedhim kryeprokurorin, ashtu siç kishim të drejtën të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitës, por ne nuk e shfrytëzuam duke u bazuar te interesi kombëtar dhe publik. Ne sot përsëri jemi shumica  që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik të vendit tonë që është i realizuar në çeljen e negociatave në BE”, u shpreh kryeministi.

Rama shtoi më tej se nuk është nevoja që i çon të trokasi në dyert e opozitës, por për të qenë shumicë dhe që interesat e përashkëta të njerëzve të vihen para interesit të ditës. 

Të fundit