Flash News

KRYESORE

Mblidhet KLGJ, garë për kandidatët jo-gjyqtarë për Gjykatën e Lartë

Mblidhet KLGJ, garë për kandidatët jo-gjyqtarë për

Është mledhur sot në orën 15:00 Këshilli i Lartë Gjyqësor, që pritet të hapë garën për kandidatët jo gjyqtarë për në Gjykatën  e Lartë.

Në mbledhjen e javës së kaluar, KLGJ miratoi akt-rregulloren për përcaktimin e renditjes së kandidatëve. Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë, ndërsa anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 të trupës.

Akt-rregullorja është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo për kandidatët gjyqtarë.

Ata duhet të kenë të paktën 15 vite karrierë si juristë të spikatur dhe të kenë merita profesionale, personale dhe organizative.

KLGJ do të marrë parasysh edhe gradat shkencore të juristëve.

Gjykata e Lartë për momentin ka mbetur me dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dovranin.

Të fundit