Flash News

KRYESORE

Mblidhet Komisioni i Kulturës, përplasen dy deputetet, Vokshi: Po shkatërroni çdo gjë!

Mblidhet Komisioni i Kulturës, përplasen dy deputetet, Vokshi: Po

Është mbledhur Komision i i Kulturës, ku deputetët e opozitës i kërkojnë llogari ministres së Kulturës Mirela Kumbaro për prishjen e godinës së teatrit.

Në mbledhje ka patur përplasje mes deputetes së PD-së Albana Vokshit dhe deputetes socialiste Almira Xhembulla.

“Po shkatërroni çdo gjë, ju po shkatërroni stadiumin”, u shpreh Vokshi, ndërse deputetja socialiste me tone të larta iu përgjigj, “Se çfarë kemi shkatërruar ne dhe çfarë keni ndërtuar ju këtë e dimë shumë mirë”.

Më tej Vokshi u shpreh se opozita është aty për të mos lejuar që të shkatërrohen vlerat kulturore si dhe iu drejtua ministres, “Zonja ministre do të shkoni sot në orën 7:00 në seancën dëgjimore me artistës. Dilni nga kufinjtë e politikës. Hajdeni të shkojmë në orën  7:00. Shpjegoni pse po mbani muzeun e Enver Hoxhës dhe po shkatërroni teatrin. Ne do jemi atje”, tha më tej deputetja Albana Vokshi.

Të fundit