Flash News

KRYESORE

Mblidhet Komiteti i Rindërtimit, Rama i cakton Ahmetajt sekretarin ri: Do të jetë syri i transparencës

Mblidhet Komiteti i Rindërtimit, Rama i cakton Ahmetajt sekretarin ri: Do

Kryeministri Rama ka mbledhur për të tretën herë Komitetin e Rindërtimit për të bërë edhe njëherë bilancin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë mbledhjes ai propozoi në postin e Sekretarit të Komitetit të Rindërtimit Ilir Hoxhollin.

"Zotit Ahmetaj që është emëruar ministër për Rindërtimin, do t’i caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë. Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, edhe praninë e një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës.

Duke ia besuar Hoxhollit ne realizojmë edhe një qëllim të mirë të këtij Komiteti, që jo thjeshtë qeveria të bëjë transparencë mbi vetveten, por të jenë në vëzhgim të procesit, të shpenzimit, të ardhurave, jo vetëm nga donacionet, por edhe nga buxheti i shtetit, por edhe nga burimet e tjera. Rindërtimi të mos jetë rikthim aty ku ishim, por një kapërcim i madh nga kushteve të jetës”, tha Rama.

Të fundit