Flash News

KRYESORE

Mblidhet për herë të parë KLP, kush janë dy kandidatët për kryetar

Është mbledhur për herë të parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas përzgjedhjes së anëtarëve, disa ditë më parë.

Mbledhja drejtohet nga anëtarja më e vjetër joprokurore Nurihan Seiti, dhe vjen nga fusha e avokatisë, ndërsa e pranishme ishte edhe kryeprokurorja Arta Marku.

Sot zgjidhen kryetari dhe nënkryetari i KLP, ndërsa dy kandidatët e propozuar janë Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti.

“Sot është dita e drejtësisë, është pritur gjatë, por për çdo evolucion momenti i fillesës varet nga shumë faktorë. Kemi të bëjmë me ndërhyrje në ADN e drejtësisë, ku thelbi mbetet vetëm e vërteta, ajo e ndëshkimit të fajësisë, ballafaqimi me të vërtetën traumatike aq edhe çliruese”, u shpreh Seiti.

Kujtojmë se nga votimi i Prokurorëve të Shkallës së Parë kanë rezultuar fitues Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fitues Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Ndërkohë, nga votimi i Prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile dhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

 

Të fundit