Flash News

KRYESORE

Mblidhet sot KQZ, vendos për djegien e fletëve të votimit

Mblidhet sot KQZ, vendos për djegien e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme në orën 10:00 pritet të shqyrtojë procedurën e asgjësimit të materialeve zgjedhore të 25 qershorit, por edhe çështje që vijnë për zbatimin e rendit të ditës.

Pas mbledhjes, kryetari i KQZ-së Klement Zguri pritet të bëjë një deklaratë në lidhje me fondet e PD-së pasi mazhoranca ka kërkuar prononcim prej tij.

KQZ sipas ligjit duhet të administrojë fondet publike të partive në fushatën elektorale si hyrje dhe dalje. PS-ja ka akuzuar PD-në se nuk ka shënuar në KQZ të gjitha fondet e përdorura për lobimin e kryer.

Rendi i Ditës:

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shummërore për këshillin e Bashkisë Lezhë, z.Suri Damzi, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017 dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016.

Të fundit