Flash News

KRYESORE

Tensionet në Mesdhe e Bjellorusi, mblidhet sot Samiti i Bashkimit Europian

Tensionet në Mesdhe e Bjellorusi, mblidhet sot Samiti i Bashkimit Europian

Ditën e sotme pritet të mblidhet Samiti i Bashkimit Europian, për të disktuar rreth cështjeve më të të fundit që kanë trazuar Evropën dhe mbarë botën.

Tensionet në Mesdheun Lindor, protestat e vazhdueshme në Bjellorusi dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të mbingarkuara me Kinën, këto janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen, shkruan Euronews.

Greqia dhe Qiproja janë në një konflikt me Turqinë rreth kërkimeve për gaz që bëjnë në në Mesdheun Lindor. Prania e marinës në zonë ka përshkallëzuar tensionet dhe deri më tani, BE nuk ka rënë ende dakord për sanksionet që do të ndërmerren.

Përfaqësues të BE-së që kanë folur para samitit thonë se,  "të gjitha opsionet" mbeten në tryezë, duke përfshirë sanksionet, por udhëheqësit nuk priten ende të shpallin sanksione zyrtare.

Nga ana tjetër BE ende nuk ka lëshuar sanksione ndaj liderëve Bjellorusë, pavarësisht javëve të protestave që vazhojnë si pasojë e zgjedhjeve të manipuluara që nxorrën sërish Alexandër Lukashenkon fitues.

"Unë mendoj se kjo është pika përfundimtare, një lloj momenti vendimtar për të rënë dakord," tha eurodeputeti lituanez Petras Auštrevičius, i cili është në Komitetin e Punëve të Jashtme.

"Nëse udhëheqësit tanë dështojnë, do të jetë, unë nuk di ta përshkruaj atë, një katastrofë, një katastrofë e qartë. Si mund ta quajë Bashkimi Evropian veten një lojtar global nëse nuk është në gjendje të lëvizë gjëra të thjeshta në rrethin e tij të ngushtë”?

Sikur të mos mjaftonte Europa, politikat e brendshm dhe të jashtme të Kinës kanë detyruar BE-në të ndryshojë qëndrim në marrëdhëniet e saj me Pekinin.

Eurodeputetët duan të shohin më shumë kritika të ashpra mbi abuzimet e të drejtave të njeriut, ndërsa përpiqen të mbajnë bashkëpunimin ekonomik.

"Politika e brendshme e Kinës po bëhet më totalitare dhe politika e saj ndaj botës së jashtme po bëhet më agresive," thotë eurodeputeti Reinhard Bütikofer, i cili kryeson Delegacionin e Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Kinën.

Ndërsa sundimi i ligjit nuk është pjesë e agjendës zyrtare, një zhurmë e ashpër midis Brukselit dhe Budapestit mund të lërë në hije bisedimet.

Hungaria bëri thirrje që zv. Presidentja e Komisionit, Vera Jourova të japë dorëheqjen, pasi ajo u u citua nga revista gjermane “Der Spiegel” të quante Hungarinë e Orban një “demokraci të sëmurë”.

Të fundit