Flash News

KRYESORE

Mbrapa fotove perfekte të Erion Veliajt; shtatë burra për të mbushur një gropë

Mbrapa fotove perfekte të Erion Veliajt; shtatë burra për të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është aq i fiksuar pas propagandës saqë e gjitha kjo po i kthehet në bumerang. Shpesh herë ju duhet të shihni në profilin e kryebashkiakut foto të punonjësve të bashkisë që punojnë në orët e vona të darkës për të mirëmbajtur rrugët e qytetit.

Fotot janë perfekte, shumë njerëz që angazhohen për realizuar me sukses punën, ndërkohë që nuk mungon harmonia.

Megjithatë, qytetarët janë të ngopur me këtë propagandë dhe kanë nisur të raportojnë për “punën” e vërtetë të bashkisë, atë që nuk duket në foto.

Në adresë të ‘Politiko.al’ kanë mbërritur këto foto që tregojnë shtatë burra, të cilët vihen rrotull një grope në rrugë dhe presin që burri i tetë t’u bëjë foton që do të publikohet më pas në profilin e kryebashkiakut Veliaj.

Nuk ka asgjë të keqe që puna e këtye punonjësve të bëhet e njohur për publikun, por sikur Tirana të kishte kaq pak probleme që shtatë burra të merren vetëm me një gropë, sigurisht që do jetonim në një qytet për t’u pasur zili.

P.S: Fotot publikuara nga ‘Politiko’ janë realizuar mbrëmjen e djeshme dhe nuk janë të njëjta me atë të marrë nga profili i Veliajt, por ajo është përdorur si shembull i propagandës.

Të fundit