Flash News

KRYESORE

"Mbrëmë po kërkoja përgjegjësit e masakrës në arsim, sot mësova se 'përgjegjësi' qenkam unë", reagon aktivisti i proceduar

"Mbrëmë po kërkoja përgjegjësit e masakrës

Migen Qiraxhi, aktivist i Qëndresës Qytetare (organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri), është proceduar  nga policia nën akuzën "protestë e paligjshme".

Qiraxhi i është bashkuar protestës së studentëve, por është habitur kur ka parë emrin e tij si i proceduar.

Në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar një video nga emisioni "Përballë", ku ka folur për problemet në arsim, Qiraxhi shkruan, "Mbrëmjen e djeshme po kërkoja që shqiptarëve t'iu jepen përgjegjësit e masakrës në arsim! Sot në mëngjes situata u zgjidh "përgjegjësi" qënkam unë!"

Sipas një monitorimi të Qëndresës Qytetare, universitetet kanë para, por për menaxhimin e tyre Ministria e Arsimit përdor një skemë.

Për menaxhimin e parave, ministria përdor anëtarë në bordet e administrimit, të cilët janë të gjithë vartës të Ministres së Arsimit dhe ne pjesen dermuese në konflikt interesi.

http://politiko.al/nga-robert-aliaj-te-edmond-tupja-kush-jane-25-protestuesit-qe-ka-proceduar-policia-mes-tyre-edhe-estela-nazarko/

Të fundit